Dashuria! Ndjenja më ë bukur që largon çdo zemërim, largon çdo dhimbje dhe fal vetëm kënaqësi.

E kështu ka ndodhur edhe me çiftin për të cilën do t’ju tregojmë. Propozimet për martesë janë gjithnjë emocionuese sidomos për femrat, të cilat ëndërrojnë shumë për atë moment. Një moment si ky i videos, të gjithë do ta ëndërronin.

Djali që ka organizuar gjithçka, pas një viti distancë nga e dashura e tij sepse të dy jetonin jashtë Shqipërisë, por në vende të ndryshme, zgjodhi që në pikën e tyre të takimit, t’i bënte këtë surprizë vajzës së zemrës pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit.

“Marry me” ishte togfjalëshi që shpjegonte gjithçka, lule, dekorim me ngjyra, trëndafila, fytyra të qeshura dhe mbi të gjitha edhe dielli i ishte bashkuar gëzimit të tyre.

Lot, emocione, gëzim, janë këto fjalët që shpjegon kjo video me pamje që kanë ardhur pranë redaksisë Jetaoshqef.al.