Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama është nderuar në një mënyrë të veçantë nga Presidenti turk Erdogan. Ky i fundit e ka shëtitur me makinë mbi urën “Osmangazi”, duke e ngarë vetë ai automjetin.
Siç shihet edhe nga kjo video, Erdogan është ulur në vendin e shoferit, ndërsa shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në sedijen e pasme, ku me sa duket, është pak në siklet për shkak të përmasave të tij të mëdha trupore, që në këtë rast nuk përshtaten me ato të makinës së presidentit turk. Rama është përkulur pak, pasi kokën e ka gati ngjitur me tavanin e makinës.





