Një video e regjistruar brenda katedrales së Palma de Mallorca në Pashkët e së Dielës, ka kapur momentin e tensionit brenda familjes mbretërore spanjolle.
Ish-mbretëresha Sofia, nëna e mbretit Felipe VI, është gati duke pozuar me mbesat e saj, 10-vjeçaren Infanta Sofia dhe 12-vjeçaren Leonor. Por kur fotografi është gati të realizojë foton Mbretëresha Letizia del përpara tyre duke i bllokuar pamjen.
Mbretëresha Letizia përpiqet që të largojnë dorën e ish-mbretëreshës Sofia nga krahu i vajzave të saj. Mbreti Felipe VI, duke parë skenën i afrohet gruas dhe nënës së tij dhe shkëmben fjalë me të dyja. Pas incidentit, familja mbretërore largohet nga katedralja dhe paraqet për fotografi për mediat.





