Qëndrimi për kohë të gjatë me një person, bën që ti të ngjasosh më shumë me atë dhe të bësh veprime të njëjta. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me De Biazin dhe ndihmësin e tij, Tramezzani.

Gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri në minutat e fundit, kur po ndihej rreziku francez, trajneri dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares Shqiptare dhanë një spektakël të pavullnetshëm duke u bërë thirrje nervoze lojtarëve me anë të disa veprimeve shumë të sinkronizuar, aq sa të kujtonin një lojë fëmijësh.

Kjo video bëri sot xhiron e botës, por jo vetëm kaq një detaj tjetër është vënë re pas golit të par të Francë, De Biazi ka goditur bashkëpatriotin e tij, Paolo Tramezzani.

Përshkrimi i videos në YouTube "Ky trajner i Evropianit ka ca probleme serioze inati" është plot humor.

"Kur Shqipëria humbet, qëndroni larg trajnerit të tyre. Kur Shqipëria po mundej për herë të dytë, para Francës pritëse 2-0 pasi kishte qenë 0-0 për 89 minuta, trajneri Gianni De Biazi u çmend në bankinë. Shikojeni. Tani, unë e kuptoj frustrimin. Ti luan fort me Francën dhe gjithçka ndodh në minutat e fundit të lojës.  Por plako, qetësohu. A e di dikush si i thonë "ke nevojë për një ilaç qetësues, vlla", në shqip?” shkruan personi që ka upload-uar videon You Tube, i cili mesa duket nuk e di që De Biazit, është më mirë t’i drejtohet në italisht, ose siç thotë ai, edhe më mirë akoma t’i qëndrojë larg.

Ja videoja, e cila shumë shpejt mund të kthehet në një kërcim për Kombëtaren.