Skuadra e Ferrari, ka prezantuar sot makinën SF-24, me të cilën dy pilotët e saj Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, do të garojnë këtë sezon.

Ferrari ka bërë disa ndryshime të rëndësishme, që pritet t’i japin të paktën gjysmë sekondi avantazh krahasuar me vitin e kaluar.

“Është gjithmonë një ndjesi unike të shohësh makinën për herë të parë pas muajsh pune në Maranello. Më pëlqen shumë makina, duke përfshirë detajet e bardha dhe të verdha. Megjithatë, ajo që më intereson më shumë është performanca sepse gjithçka është në rrezik në pistë dhe për këtë arsye ne i kemi dhënë një sërë të dhënash mekanikëve tanë. SF-24 premton të jetë më pak i ndjeshëm dhe më i lëvizshëm dhe unë do të thoja që për ne pilotët është pikërisht ajo që duhet të jemi në gjendje për të bërë mirë. Pres një hap përpara në shumë aspekte. Këtë sezon objektivi është të jemi gjithmonë në front : Dua t’i shpërblej tifozët tanë me shumë gara të mira dhe të kthehem për t’iu kushtuar atyre fitoret”, shpjegoi piloti Leclerc.

Të mërkurën, makina do të kryejë disa teste paraprake, që do të vijnë në “filming day”, dita kur skuadrat shfrytëzojnë 100 km e lejuara për publicitet.

“Kur pashë SF-24 për herë të parë doja të hipja në të dhe të ndizja motorin… Mezi pres ta ngas në pistë për të verifikuar që, siç na thotë simulatori, kjo makinë është hapi përpara që të gjithë duam”, tha spanjolli Carlos Sainz.

Kjo është makina e tretë e kësaj gjenerate, nga e cila pritet shumë, për të konkurruar denjësisht me rivalët e Red Bull.