Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, ka zhvilluar olimpiadën e matematikës për klasën e shtatë në të cilën morën pjesë 40 nxënës nga trojet shqiptare të Maqedonisë, Kosovës, Luginës së Preshevës si dhe fituesit e fazës së dytë në vendin tonë.

Komisioni organizator ka publikuar rezultatet, ku bie ne sy se në pesë të parët e renditur sipas pikëve, nga vendi i parë deri në të tretin, janë nxënës nga shkolla të ndryshe të qytetit të Durrësit,  ndërsa vendi i katërt dhe  i pestë janë përkatësisht nga Vlora dhe Burreli.

Renditja nga vendi i parë deri në të pestin është si më poshtë:

1.Erka Koka, shkolla "Vasil Ziu" Durrës

2.Lend Kalemasi,  shkolla "Vincenc Prendushi" Durrës

3.Irian Kuliçi, shkolla "Kushtrimi i lirisë" Durrës

4.Matia Boçi  Vlorë

5.Hejli Dedja Burrel.

Pesë nxënësit e mësipërm do të marrin pjesë në Olimpiadën Ballkanike të matematikës, e cila do të zhvillohet nga data 16-18 maj të këtij viti në Klinë të Kosovës.

Paralelisht me olimpiadën, QKF zhvilloi edhe ceremoninë e ndarës së çmimeve për fituesit e fazës së dytë ku morën pjesë gjithsej 440 nxënës nga shkollat 9-vjeçare publike dhe jopublike të qytetit të Durrësit.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Avni Çuni në përshëndetjen e tij falenderoi mësuesit dhe prindërit e nxënësve fitues, si dhe i ka uruar suksese nxënësve pjesëmarrës.

"Fest matematika 7" ka një traditë 20-vjeçare dhe organizohet në bashkëpunimme klubin Paskal të Tetovës në Maqedoni.

K.H.