Në rrjetet sociale pati një mori komentesh për fjalimin surprizues të kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka, në një aktivitet në PS.
“Lapsi.al” sjell të plotë fjalën e vajzës, që foli për festën ku ishte Blendi Klosi, pallatin e Saimir Tahirit dhe si kishte parë tek Teatri Kombëtar, Erjon Veliajn.
Joleza kritikoi dhe rreperin Getoari, për një nga këngët e tij që shan gjeneratën. “Ishte një moment që ulet muzika dhe të gjithë thërrasin me të madhe “Të bëfsha gjeneratën, po me ulërimë të madhe”, vijoi Joleza duke surprizuar të gjithë të pranishmit me në krye ministrin Saimir Tahiri. Mos e humbisni mimikën e Tahirit, që më pas është gati për të shpërthyer në të qeshura!





