Ulen në gjysmë shtizë flamujt në institucionet shtetërore në qytetin e Durrësit.
Kjo në kuadër të ditës së zisë, e shpallur me vendim qeverie në nderim të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili nuk jeton më.
Deputeti socialist është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Prej orës 12:00 po kryhen homazhe në Pallatin e Kongreseve nga personazhe të njohur të politikës dhe jo vetëm, të organizuara nga Kryesia e Kuvendit.
Pas homazheve, ai do të përcillet sot në orën 16:00 për në varrezat e Sharrës.





