Një video e re e Parashqevi Simakut është publikuar në rrjetet sociale. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, legjenda shqiptare e muzikës Simaku ka takuar një turiste shqiptare në New York. Fillimisht këngëtarja nuk beson se turistja është shqiptare, por në momentin që i flet shqip këngëtarja ia kthen.
Turistja e këshillon Simakun që mos të shqetësohet, ndërkohë që i kërkon dhe një mënyrë për ta kontaktuar sërish. Ajo flet në anglisht dhe në shqip me qytetaren duke i thënë se ka kohë që nuk flet shqip, ndërsa e falenderon që ka ndaluar për ta përshëndetur.
Pjesë nga biseda:
Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?
Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.
Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.
Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.
Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.
Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.
Qytetarja: Shumë bukur ke folur.
Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.
Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.
Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time githçka e kam aty.
Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!