Florian Marku siguroi  fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

Boksieri shqiptar ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij britanik, Chris Jenkins duke fitur me “knock out”.

Në raundin e katërt Marku lëshoi një breshëri grushtesh duke e detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.