Jo vetëm rreh, por edhe rrihet nga të tjerët gjithashtu. Mesa duket sherret me vajza duke u përleshur në ambiente publike i ngjisin shumë Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother-it.
Në një video të publikuar nga “Opinion.al”, Françeska rrihet nga një femër, e cila thuhet se është ish-gruaja e të dashurit të saj aktual. Sipas këtij portali, shkak për këtë sherr, i cili i shkaktoi Françeskës katër të qepura në buzë te Spitali Ushtarak, thuhet se u bënë thashethemet që ajo përhapte shpesh për ish-gruan e të dashurit, që ajo e ka prezantuar si biznesmen.
I dashuri kërkoi të ndahej nga Françeska dhe të bashkohej me gruan, por kjo e fundit kishte refuzuar. Kaq kishte mjaftuar që Françeska ta merrte nëpër gojë, ç’ka ka sjellë edhe reagimin e dhunshëm të ish-bashkëshortes, që këtë herë ndryshe nga video kur Françeska shfaqet triumfatore, e ka zënë përfund.