Jetojmë në epokën e internetit dhë të teknologjisë së zhvilluar, e shumica e njerëzve në botë e kanë telefonin pjesë të pandarë të jetës.

Një burrë në Kinë gati sa nuk vdiq vetëm e vetëm për celularin e tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një fabrikë prodhimi në provincën Zhejiang, e cila u përfshi nga flakët. Siç raportojnë mediat kineze, një prej punëtorëve të saj pasi doli kur ra alarmi, u rikthye mes flakëve për të marrë telefonin e tij.

Por jo vetëm që nuk doli me telefonin e tij, por për pak rrezikoi të mos dilte fare. Ai shfaqet në video teksa del nga "ferri" i mbuluar nga flakët, dhe të pranishmit nisen menjëherë për ta ndihmuar. Raportohet se është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.