Gazetari Andi Bejtja duket se e ka tejkaluar vetveten në emisionin “Opinion”, ku gjatë një momenti nervozizmi ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm ndaj panelistëve përballë.
Shkak është bërë ndërprerja e shpeshtë që i kanë bërë panelistët përballë gjatë fjalës.
Bejtja ka përplasur shishen e ujit ndërkohë që u është drejtuar gazetarëve Vangjeli, Alfred Peza dhe Luarasi me shprehjen “Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çat b*thën”.
Bejtja po fliste ndërkohë për djegien e mandateve dhe çfarë do të ndodhë më tej kur u ndërpre.





