Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera.

Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri mes vajzave.

Raste të tilla përleshjesh mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Nuk është hera e parë që adoleshentë gjenden në të tilla situatash.