Miqësitë që zhvillohen midis njerëzve dhe kafshëve janë disa nga marrëdhëniet më të thella që mund të përjetoni.
Një qen në Michigan, në vitin 2017, arratisej nga streha ku banonte, për të vizituar shtëpinë e të moshuarve Meadow Brook dhe për t’u shoqëruar me banorët e moshuar dhe stafin. Qeni i quajtur Scout është aktualisht banor i shtëpisë së të moshuarve pasi u adoptua zyrtarisht nga punonjësit.
Sipas Detroit Free Press, herën e parë që Scout u arratis nga streha, ai u ngjit mbi gardhe të larta, kaloi një rrugë të ngarkuar me trafik, hyri në shtëpinë e të moshuarve përmes dyerve automatike dhe u ul në një divan, ku e zuri gjumi.
Guvernatorja e spitalit, Marina Robertson, tha: Ai e bëri një herë, dy, tre herë dhe sigurisht kjo është diçka që nuk ndodh gjithmonë. E pyeta stafin nëse dëshironte që ai të jetë këtu dhe e morëm.
Sipas Robertson: Nëse ata janë në gjendje të keqe shëndetësore ose po vdesin, ai e di, dhe shkon të ulet me ta dhe t’i ngushëllojë.