Një ngjarje horror ka ndodhur në Rusi, ku në një stacion metroje në Moskë, një grua e veshur në të zeza, mbante në dorë kokën e prerë të një fëmije.
Mediat ruse shkruajnë se gruaja e dyshuar, pas vrasjes ka shkuar në stacionin e metrosë, ka nxjerrë kokën e fëmijës nga çanta dhe bërtiste “Allahu Akbar”. Pasi ka terrorizuar të gjithë dëshmitarët e pranishëm në metro, aty ajo është arrestuar nga policia.
Sipas “LifeNews”, viktima ishte një vajzë e vogël, e identifikuar si Nastya M. Ndërsa sot në mëngjes, mediat raportuan se policia kishte gjetur trupin pa kokë të një fëmije 3-4 vjeç në afërsi të një blloku apartamentesh në Moskë, ku kishte rënë një zjarr.
KUJDES! Pamje të rënda!