Këto janë pamjet e para që vijnë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Ukrainë, ku pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev humbi jetën ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyi, zëvendësministri dhe sekretari i shtetit.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se tragjedia në Brovary kishte lënë 29 të plagosur dhe 18 të vdekur, mes tyre tre fëmijë.

“Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave ka shkuar në 18,  duke përfshirë tre fëmijë. 29 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.  Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” tha ai në një postim në Tëitter.

Ishte errësirë ​​dhe mjegull në momentin kur helikopteri u rrëzua dhe raportet fillestare tregojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.