Pas ndarjes me futbollistin e Barcelonës, Gerard Peque, këngetarja me famë ndërkombëtare Shakira është duke përjetuar një tjetër dhimbje.

Së fundmi babai i këngëtares ka pësuar një goditje në tru, dhe për pasojë është duke marrë trajtim në një spital. E ndërsa i ati ndodhet në këtë gjendje, Shakira ka vendosur të qëndrojë në spital për t’i bërë shoqëri por edhe për t’u kujdesur për të.

Ashtu sikurse shihet dhe në videon e postuar nga vetë këngëtarja, kjo e fundit shfaqet duke i bërë stërvitje këmbëve të tij. Në një moment kur i ati Mebarak arrin të lëviz këmbët, Shakira nga lumturia fillon t’ia puth ato vazhdimisht.

Ndërkohë, krahas videos, Shakira shkruan: Dhe jeta është diçka që ndodh midis vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween.