Inter Majemi mposhti dje Orlando Sitin me shifrat 5-0, ku një ndër protagonistët padyshim ishte Lionel Messi i cili shënoi dygolësh.

Një moment nga dueli është bërë viral në rrjetet sociale. Teksa ishte minuta e 92-të e sfidës, Messi realizoi një gjuajtje nga goditja e lirë.

Topi nuk përfundoi në katërkëndësh si zakonisht, por në tribunë duke goditur një bebe në karrocë. Fatmirësisht goditja nuk rezultoi fatale për vajzën ndërsa babai i saj dëgjohet të thotë: Je mirë zemër, është topi nga Lionel Messi…