Ky është momenti kur ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani ka larguar nga turma e protestuesve 31-vjeçarin Gert Shehun, i cili goditi kreun e PD-së Sali Berisha.

Sikurse duket në video, ai shfaqet  gjysmë i zhveshur dhe i zbathur jashtë mureve të katedrales për t’u dorëzuar më pas në polici.

31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Mësohet se Shehu nuk ka probleme shëndetësore dhe se është i vetëdijëshëm.

Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në Spitalin e Traumës, autori do të shoqërohet për në komisariatin nr.1 në Tiranë.