Fati nuk ishte me Barcelonën mbrëmë. Kartoni i kuq i Pau Kubarsit ndryshoi rrjedhën e lojës dhe tashmë blaugranat kanë një detyrë shumë të vështirë javën që vjen në “Metropolitano”.

Vendasit prodhuan shumë raste dhe një prej tyre ishte ylli i skuadrës Lamine Jamal. Ai dribloi shumë herë, kaloi kundërshtarët, dhuroi spektakël, por nuk arriti të finalizonte dhe të paktën të shënonte një gol kundër Atletiko Madridit.

Pas fishkëllimës së fundit, spanjolli u ul në tokë i zhgënjyer dhe i shkatërruar për humbjen. (VIDEO)

Tashmë në kampin katalanas do të mendojnë vetëm si të përmbysin Atletikon dhe të shkojnë në gjysmëfinalen e Championsit.