Mijëra qytetarë kinezë janë përballur me trafik të jashtëzakonshëm në rrugët kryesore të vendit pak ditë më parë, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të pushimeve tetëditore me rastin e Festës Kombëtare dhe Festës së Hënës.
Një nga pikat më të mëdha të bllokimit ishte stacioni më i madh i pagesës së tarifave rrugore në vend, ai i Wuzhuang në provincën Anhui, i cili ‘u përmbyt’ nga automjetet. Pamjet nga vendi i ngjarjes janë bërë virale në rrjetet sociale.
Në video të publikuara në internet, stacioni i pagesës me 36 korsi dallohet qartë nga dritat e kuqe të qindra makinave që prisnin në radhë për të kaluar. Sipas autoriteteve kineze, vetëm gjatë ditës së fundit të festave, përmes këtij stacioni kaluan mbi 120 mijë automjete.
Pamje të regjistruara nga dronë tregojnë dhjetëra makina që lëviznin ngadalë në shumë korsi drejt barrierave të pagesës, duke krijuar radhë të mëdha.
Mediat raportojnë se drejtuesit e automjeteve kanë pritur deri në 24 orë për të kaluar.
In China, traffic caused by people returning home after the holiday was captured.
— Tansu Yegen (@TansuYegen) October 9, 2025
pic.twitter.com/VmwQmKDS3S





