Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur së fundmi për jetën e saj private. Në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, Jonida Maliqi është shprehur se është single, nuk është në asnjë lidhje.
Kjo deklaratë e saj i ka habitur të gjithë, pasi ajo kohët e fundit është përfolur për një lidhje me Romeo Veshajn. Madje nuk kanë munguar edhe daljet publike të tyre. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndoshta Jonida Maliqi është ndarë nga Veshaj pas publikimit të videos intime me Flori Mumajesin? Këtë ende nuk mund ta themi me siguri. Por kjo ndarje erdhi pikërisht pas publikimit të videos.
Pak javë më parë u pulikua një video, ku Jonida Maliqi u shfaq në Paris me Flori Mumajesin. Nga ana e këngëtares nuk munguan gjestet intime në rrugë.





