Pamjet tronditëse kapën momentin kur shpërtheu një përleshje në Golden Corral në Pensilvani, e cila filloi pasi një klient u tërbua, sepse kuzhinieri i bufesë i shërbeu një burri tjetër biftekun e tij.
Përleshja e së premtes mbrëma përfshiu më shumë se 40 persona në lokacionin Bensalem, ndërsa pati edhe shumë karrige, të cilat u hodhën në mes të restorantit me shikuesit dhe stafin që shikonin të tmerruar, ndërsa lufta vazhdonte të përshkallëzohej.
Klienti Alexis Rios tha se sherri kishte nisur pasi ai mori biftekun e tij përpara një personi tjetër që ishte aty përpara tij.
Policia po heton incidentin me personat e përfshirë që do të përballen me akuza të thjeshta për sulm.





