Për disa orë me radhë, të kaloje në qendër të Durrësit, ishte krejtësisht e pamundur. Madje kordoni i policisë së Durrësit nuk ‘linte as zogjtë të fluturonin’, ndërsa Shefat e Shtabit të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s zbarkuan në Durrës mëngjesin e sotëm.
Ushtarakët e lartë mbërritën rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe në axhendën e tyre të kësaj të shtune kishin planifikuar vizita në dy objekte shumë të rëndësishme të historisë shqiptare e jo vetëm, në Amfiteatrin dhe në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Policia rrethoi sheshin “Liria”, Rrugën Tregtare dhe të gjithë zonën rreth Muzeut Arkeologjik.
Ushtarakët e lartë të NATO-s, pinë një kafe në qendër të Durrëasit dhe më pas u drejtuan në amfiteatër, ndërsa nuk janë lënë për asnjë moment që asnjë kamerë t’u afrohet për filmime apo për të marrë përshtypjet mbi vizitën në Durrës. Madje njërit prej operatorëve të Durrësit, i cili këmbënguli të merrte disa pamje të ushtarakëve të lartë, jo vetëm që nuk u lejua nga policia por edhe ato pak sekuenca filmike iu kërkua që t’i fshinte.
Operatori i “DurrësLajm” mori disa prej pamjeve që shoqëruan qytetin e blinduar këtë fundjavë, nga qendra deri në lagjen numër 1, ku ndodhet Muzeu Arkeologjik. Delegacionin e ushtarakëve të lartë të NATO-s e shoqëronin edhe agjentë e civilë.
Ndjekim pamjet!





