Dalin pamjet e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga TCH, makina ishte me shpejtësi të lartë teksa nuk ka frenuar aspak në vijat e bardha duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën në karrocë e duke përfunduar në anësore të rrugës.

Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në rrugë edhe mjetin e tij  luksoz tip “‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’.

Ndërkohë shoferi braktisi makinën luksoze “G Class” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Por policia u vu në ndjekje të tij dhe e arrestoi teksa merrte mjekim në spitalin Hygeia në Tiranë.