Ky është parkingu nëntokësor në lagjen nr. 1 të Durrësit, i cili u përfshi nga flakët gjatë mesnatës.
Zjarri shkrumboi makinën e kreut të OSHEE-së Adrian Çelës dhe nga përmasat e mëdha të zjarrit, rrezikohej dhe djegia e mjeteve të tjera të parkuara aty pranë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, u shmang përhapja e flakëve.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit.





