Ministria e Brendshme ka treguar përmes një videoje, mënyrën se si do të funksionojnë kamerat e trupit të punonjësve të policisë.
Të montuara lehtësisht në trup, kraharor, sup ose bel/rrip, ato monitorojnë me GPS dhe transmetojnë në kohë reale.
Projekti i kamerave u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit tha se në këtë mënyrë asnjë polic nuk do të bëhet pre as e korrupsionit dhe as të bëjë favore në emër të kujtdo që mund të shkelë ligjin.
Çdo punonjës policie do të jetë i pajisur me një kamera në trup, gjatë kohës që është në terren.





