Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku Gjykata e Milanos e ka dënuar me 18 vite burg. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:

• Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafik narkotikësh" parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.