Këngëtarja Kelsy Karter i shokoi të gjithë kur zbuloi se kishte bërë një tatuazh të Harry Styles në faqen e saj. Por e vërteta është zbuluar, tatuazhi ishte i rremë dhe madje pjesë e një fushate marketingu.

Ishte vetë këngëtarja që zbuloi të vërtetë në një video ku shkruante: "Si shkunda të gjithë botën për 300 dollarë."

24-vjeçarja pranoi se "tatuazhi" ishte pjesë e një marifeti për të reklamuar këngën e re që do publikojë të frymëzuar nga Harry Styles. Në video, Kelsy tha se kënga është regjistruar më shumë se 6 muaj më parë ku Harry është subjekt i saj.