Mbrëmjen e djeshme, në Gjenevë të Zvicrës është luajtur miqësorja ndërmjet Turqisë dhe Tunizisë. Ajo ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Megjithatë lajmi kryesor nuk është ky. Lojtari i kombëtares turke, Tosun, vetëm 5 minuta përpara përfundimit të ndeshjes, është drejtuar nga tribuna qëndrore dhe ka bërë gjestin e prerjes së fytit.

Disa tifozë i kanë sulmuar familjen në tribunë, përkatësisht babanë e tij. Turku ka reaguar menjëherë dhe arbitri e ka ndëshkuar me të kuq për gjeste anti sportive.