5 qershor 2015 – Pas videos tmerruese nga ushtarët e ISIS për të hedhur në erë familjet shqiptare, prindërit e Almir Dacit, ish-imam në Leshnicë të Pogradecit thonë se e kanë bërë haram djalin e tyre. Ata e dinin se djali ishte në Arabi Saudite, por janë tronditur kur kanë parë se çfarë fjalësh transmetonte djali i tyre dhe një tjetër shqiptar nga Kosova. “Do t’ju vrasim! Do t’ju tmerrojmë në shtëpitë tuaja!” ishin kërcënimet nga ekstremistët. Kjo video e transmetuar ditën e djeshme, sot u hoq nga kanali youtube për shkak të dhunës që promovon.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”