Komanda Qendrore e SHBA-së ka publikuar pamje filmike që, sipas saj, tregojnë operacionet ushtarake të ndërmarra kundër objektivave në Iran.
Në videot e shpërndara shihen raketa që lëshohen nga një anije luftarake, avionë luftarakë që ngrihen nga një aeroplanmbajtëse, si dhe goditje ndaj aseteve iraniane, përfshirë edhe një dron të pozicionuar në tokë.
Në deklaratën shoqëruese, Komanda Qendrore e SHBA thekson se veprimet janë ndërmarrë me urdhër të presidentit amerikan, me qëllim “mbrojtjen e popullit amerikan dhe eliminimin e kërcënimeve të afërta nga regjimi iranian”.
Sipas njoftimit, forcat e po realizojnë “një goditje dërrmuese dhe të pamëshirshme” ndaj objektivave të përcaktuara.
As the President stated, our objective is to defend the American people by eliminating imminent threats from the Iranian regime.
— U.S. Central Command (@CENTCOM) February 28, 2026
The President ordered bold action. CENTCOM forces are delivering an overwhelming and unrelenting blow. pic.twitter.com/B0k5gV4YnU





