Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot ashtu si çdo javë për të bërë publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion.

Gajtë javës së kaluar, pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëduam.al”, Gjonaj tha se Task Forca është ndalur në Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku ka kryer kontroll të detajuar dhe ka konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore.

Lidhur me disa çështje, siç janë: respektimi i kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit; dhënien e lejeve mjedisore; monitorimin e gjendjes së mjedisit; vlerësimin e ndikimit në mjedis; parimin e përgjegjësisë mjedisore si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të përpunimit.

Ministrja sqaroi se në bazë të shkeljeve janë rekomanduar 9 masa disiplinore për drejtuesin në detyrë në kohën e vërejtjes së konstatuar, vërejtje për drejtorin e komanduar të Agjencisë si dhe 7 vërejtje për specialistët e monitorimit dhe mjedisit, raporton “DurrësLajm”.

Po ashtu minstrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndiqni deklaratën e plotë të ministres në videon më poshtë.