“Rrugorja” e Durrësit vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Gjatë një jave janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, janë pezulluar në total 61 leje drejtimi nga të cilat, 52 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 61 leje drejtimi, nga të cilat 52 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.