Mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit ka mbërritur kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”, një nga më të sofistikuarat në botë.

Anija, pjesë e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, është ndërtuar nga Fincantieri në Itali dhe u vu në lundrim në dhjetor 2023, me një kosto prej rreth 521 milionë dollarësh.

“Seven Seas Grandeur” transporton deri në 750 pasagjerë dhe ofron një përvojë të jashtëzakonshme me suita luksoze, restorante gourmet, spa të markës Canyon Ranch dhe shërbim personal butler. Durrësi është një nga ndalesat e saj në itinerarin mesdhetar përpara se të vijojë udhëtimin drejt porteve të tjera të rajonit.