Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga plazhi i Jalës, që këtë fundjavë është mbushur me pushues vendas dhe turistë të huaj.
Videon e shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me ironinë: “Jala plot me patronazhistë”, si përgjigje për akuzat se “plazhet janë bosh, por po bëhet propagandë për të treguar të kundërtën”.
Më herët, kryeministri ndau shifrat e hyrjeve në vendin tonë, që flasin për një numër rekord të turistëve. Duke lexuar hyrjet në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza”, ai tha se në gjashtë muajt e parë të 2024-a, kanë hyrë 1.2 milionë pasagjerë, 350 mijë më shumë se një vit më parë. Sipas tij, aeroporti Rinasit po operon me qindra operime në ditë, duke u bërë i pari në rajon.
Rama ironizoi ata që flasin për dështim të turizmit, por theksoi se “po mban shënime për të pasur një sezon më të mbarë dhe më cilësor” vitin e ardhshëm.





