Policia Rrugore e Durrësit, njofton se është e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 12 shtetas, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar penalisht 8 shtetas, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë janë pezulluar 5 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 554 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

•58 për parakalime të gabuara;
•47 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
•25 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•21 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse;
•5 për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit;
•6 për mungesë dokumentesh;
•58 për parkim të gabuar;
•334 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalimet e gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.