Policia ka arrestuar një person që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka bërë publike pamjet gjatë arrestimit.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar tej normave të lejuara, që sipas ligjit shkon menjëherë në arrest.

Fillimisht shoferi kërkon mirëkuptimin e policit që e ndaloi, duke i thënë “Na lër të shkojmë jemi për Lezhë. Më vdektë motra, mos na merr në qafë o burrë”.

“Është një masë shumë e lartë dhe shumë e rrezikshme për ty dhe për pasagjerët që udhëtojnë me ty”, i thotë polici dhe më pas i vënë prangat.