Valbona Sakollari është kandidatja e Bindjes Demokratike për qytetin e Durrësit. Në prezantimin e shkurtër që BD bëri për zonjën Sakollari u shpreh “le te jetë ajo dhurata e Bindjes Demokratike për këtë qytet”.

Po kush është Valbona Sakollari?

Në një intervistë për "DurrësLajm", Sakollari rrëfen se prej shumë vitesh është e angazhuar në pozicion drejtues në një kompani ndërkombëtare që filialin e saj e ka në Durrës dhe njëkohësisht është lektore në UAMD.

Nënë e tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë e vogël, Sakollari përfshihet për herë të parë në politikë, duke u bërë pjesë e partisë më të re, Bindja Demokratike. Përveç skepticizmit të fillimit, mbështetja që ka marrë nga rrethi familjar dhe ai shoqëror, e bën Valbonën të ndihet e sigurt se ka bërë zgjedhjen e duhur në kohën dhe vendin e duhur.

Ndërsa deri më tani nuk është zbuluar asgjë nga ekipi me të cilin Bindja Demokratike do të prezantohet para qytetarëve, Sakollari shprehet se gjithçka do të zbulohet kur të nisë zyrtarisht fushata elektorale.

M.B.