Operacioni policor i koduar "Bridge" është finalizuar me arrestimin në flagrancë të shijaksit Bledar Tahiri, 39-vjeç dhe shpalljen në kërkim të tre bashkëpunëtorëve të tjerë nga Durrësi, E. K. 36-vjeç, E. R. 34-vjeç, dhe L. Ç. 39-vjeç.
Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit, ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas ua shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.
Personi që shihni në video, është 39-vjeçari nga Shijaku, i arrestuar në flagrancë, i cili do të përballet me akuzën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim".





