Thonë se një artist i vërtetë mund të performojë kudo dhe në çdo rrethanë. Këngëtarja Lady Gaga doli nga dritarja e një furgoni papritmas dhe emocionoi turmën që po priste jashtë hotelit të saj.
Me elegancë dhe pa mikrofon, Gaga magjepsi audiencën pariziene duke kënduar acappella këngën ikonë nga filmi i saj me Bradley Cooper, “Always Remember Us This Way”. Ylli 28-vjeçar la pas shkëlqimin e shfaqjeve të saj të zakonshme për t’i dhënë turmës pikërisht atë që dëshironin.
E veshur me një kostum elegant të zi, ajo zgjati krahët drejt fansave brohoritës, të cilët i kërkuan të vazhdonte të këndonte. Në një lëvizje vërtet empatike, ajo kaloi disa minuta duke u kënduar fansave të saj, duke firmosur autografe dhe duke pozuar për foto.
Pasi u takua me admiruesit, Lady Gaga u kthye në hotelin e saj, duke i lënë ata me një eksperiencë të paharrueshme që rivalizon edhe performancën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.