Gertjana Daçi
Një autostradë e ndërtuar prej vitesh në një lagje të banuar (ndonëse e piketuar prej shumë kohësh pikërisht në këtë zonë), ishte kthyer në makthin e banorëve për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste kalimi i tyre nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Bëhet fjalë për segmentin rrugor në zonën e Ish-Kënetës, njësia administrative nr.6 e qytetit të Durrësit për të cilin janë ankuar jo pak herë qytetarët si dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Mungesa e një mbikalimi rrezikonte çdo ditë jetën e 600 fëmijëve të cilët për të shkuar në shkollë iu duhet të kalojnë në një rrugë me trafik të rënduar, ku lëvizin makina të tonazheve të ndryshme.
Por sot, kryetari i kësaj njësie Serjan Mazrreku, i cili e ka ngritur këtë problem edhe më herët, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë: Nisjen e ndërtimit të mbikalimit, çka do të evitojë ndonjë aksident të mundshëm me pasojë edhe vdekjen.
Mazrreku u shpreh për "DurrësLajm", se ndërtimi i mbikalimit do t'i japë fund një problematike të zonës si dhe sikletit të shumë prindërve.
Ndërsa efektivi i policisë për këtë zonë, Pjetër Gjoka, tha se mungesa e mbikalimit ka qënë shqetësues e ndërtimi e tij ishte i domosdoshëm.
Banorët e lagjes nga ana tjetër shprehen mjaft të kënaqur për këtë investim i cili rrit sigurinë e jetës së tyre.
Ndjekim prononcimet.





