Në një shkollë të qytetit indian Bangalore, ka hyrë një leopard, i cili plagosi 6 persona që po përpiqeshin ta kapnin kafshën e rrezikshme.
Sipas “BBC”-së, leopardi mashkull, 8 vjeç, ishte parë të hynte në ambientet e shkollës në zonën e Kundalahallit, pasi kishte dalë nga një pyll aty afër.
Edhe pse i ishin injektuar qetësues, ishte tepër e vështirë që ta kapje. Një zyrtar i policisë tha se kapja e tij u arrit pas gati 10 orësh, vetëm pasi ilaçi dha efektin.
Mes të plagosurve është edhe një shkencëtar, një punonjës pyjesh e një kameraman.
Leopardi më pas u dërgua në parkun kombëtar.