Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se po shtohen hapësirat publike për qytetarët dhe turistët në plazhet përgjatë bregdetit të Durrësit.

Rama shkruan se shtimi i hapësirave publike do t’u japë qytetarëve më shumë akses gjatë pushimeve verore.

“Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore.”– shkruan Rama ndërsa ndan dhe pamjet nga aksioni i fundit për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës.