Opozita e bashkuar ka nisur protestën e 7-të kombëtare duke kërkuar largimin nga detyra të Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të lira.

Protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Janë nisur për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës”, thanë më herët organizatorët.

Folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.