Lyon mundi me rezultatin e pastër 3-0 Valenciennes dhe arriti në finalen e Kupës së Francës, ku do të përballet me Paris Saint-Germain ose Rennes.

Valenciennes, të cilët do të bien nga Ligue 2, iu anulua një gol në pjesën e parë pas rishikimit të pamjeve me VAR dhe 45 minutat e par au mbyllën 0-0.

Në pjesën e dytë, ish-sulmuesi i Arsenalit, Lacazette fitoi dhe realizoi një penallti në minutën e 51-të dhe më pas dyfishoi shifrat në aksionin e radhës.

Në minutën e 72’ Orban zëvendësoi Lacazette dhe menjëherë tregoi vlerat e tij duke shënuar golin e tretë për ta vendosur fitoren në kasafortë.

😱🔥 Thousands of LYON FANS INVADE THE PITCH vs Valenciennes to celebrate French Cup final place

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, mijëra tifozët u futën në fushë për të shprehur gëzimin e tyre dhe festuan me lojtarët këtë sukses. Flakadanët dhe selfiet me lojtarët nuk munguan.

Në finalen e 25 majit që do të zvhillohet në stadiumin e Lille, Lyoni do të përballet me fituesin e cifitit Paris Saint-Germain -Rennes.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Lyonit në finalen e Kupës së Francës që nga viti 2012, kur ata mundën ekipin Quevilly të kategorisë së tretë për të fituar Kupën e pestë në histori.