Pas humbjes ndaj Skënderbeut, trajneri Magani shfryu ndaj arbitrit, ku deklaroi se ishte pikërisht kryesori ai që vendosi në rezultatin e ndeshjes. Peqinasi tha edhe se është i hapur për çdo vendim të presidentit Hysenbelliut.
“Ndihem i fyer, në pjesën e parë bëmë mirë por në të dytën nuk gjendeshim askund. Ishim përgatitur ta fitonim ndeshjen, por nuk e fituam sepse nuk patëm besim. Penalltia e parë ishte skandaloze, pasi lojtari ynë rrëshqiti dhe preku topin në mënyrë të pavullnetshme. Gjyqtari ishte protagonist në fitoren e Skënderbeut. Mund të kishim marrë një pikë. Është e vërtetë që pësuam shumë gola, por ishim ne ata që shënuam të parët. Jam i hapur për çdo vendim të presidentit pas tri humbjeve. Është trajneri ai që mban përgjegjësi edhe pse gabimet i bëjnë lojtarët që luajnë.”





