Rey Manaj vjen nga stoli dhe i jep kualifikimin Sivassporit në fazën e 1/8 të Kupës së Turqisë duke shënur në fitoren 3-2 kundër Keçiörengücü.

Ndërkombëtari shqiptar hyri në fushë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit. 

Erdal zhbllokoi takimin në minutën e 10 dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. 

Në fraksionin e dytë, Kotia dyfishoi shifrat, por festa nuk zgajti shumë sepse Keçiörengücü riahpi takimin në minutën e 52’ me Dembele, që në në të 65-tën, vendosi baraspeshën në 2-2 me penallti. 

GOL Rey Manaj Sivasspor 3-2 Keçiörengücü (Ziraat Türkiye Kupası 5. Tur)

GOL Rey Manaj Sivasspor 3-2 Keçiörengücü (Ziraat Türkiye Kupası 5. Tur)

Me rezultatin 2-2 loja bëhet më interesante, por janë vendasit më kërkues dhe pas një zbritje të shpejt në sulm gjetën avantazhin me shqiptarin Manaj, që shënoi një gol mjaft të bukur.

Ky ishte goli i 4 në Kupën e Turqisë për Manajn dhe i 12 sezonal, pasi e ka tundur edhe 8 herë rrjetën në kampionat.