Rei Manaj po impresionon në sallonet e mëdha të futbollit turk me fanellën e Sivasspor-it. Sulmuesi i kombëtares realizoi një gol në fitoren 4-1 që Sivasspor arriti kundër Pendikspor në shtëpi.

Kur rezultati ishte 2-1 për vendasit, 27-vjeçari shënoi golin e tretë në minutën e 69 duke mbyllur llogaritë.

Futbollisti Charis Charisis jep një top të shëkqlyer për Rei Manajn, që shmang bukur kundërshtarin, del i vetëm përballë portierit dhe më një godijte të kalibruar e dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 14 për ish-sulmuesin e Interit në Superligën turke me fanellën e Sivaspor-it, ndërsa ka shënuar edhe 4 gola në Kupën e Turqisë.

Aktualisht Manaj mban vendin e 4 në klasiifkimin e golashënesuve të Superligës, me 14 gola, 4 më pak se Edin Dzeko në krye.

Në kohën shtesë Sivasspo shënoi edhe golin e katërt me futbollistin Koita dhe gjithçka u mbyll 4-1. Ndërkohë mesfushori i kombëtares Endri Çekiçi nuk u preferua nga trajneri i Pendiksporit, duke qëndruar në stol gjatë gjithë takimit.

Një paraqitje e shkëlqyer në Turqi edhe nga talenti Ernest Muçi. Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e parë për Besiktasin në fitoren, 2-0 që arritën kundër Istanbulspor-it në transfertë për llogari të javës së 27.

22-vjeçari tundi rrjetën me një goditje potente nga hyrja e zonës në minutën e 54’ duke dyfishuar shifrat.

Me këtë fitore Besiktasi, ku luan Muçi dhe Rashica mban vendin e 4 në kampionat me 46 pikë, 23 më pak se Galatasaray, që mban vendin e dytë.